
Një biznesmen nga Illinois ka zgjedhur një mënyrë të çuditshme për ti kthyer 150 mijë dollarë një kompanie sigurimesh në katër tonelata monedhash 25 cent. Roger Herrin është detyruar nga gjykata ti rimbursojë një pjesë së shumës që kompania e sigurimeve i kishte dhënë pas vdekjes së të birit në një aksident rrugor në vitin 2001. Ai nuk ka qenë dakort me vendimin e gjykatës dhe ka vendosur të paguajë 150 mijë dollarët me një “mal” monedhash, të vendosura në 150 thasë transparent. “Doja vetëm të tërhiqja vëmendjen për atë që ka ndodhur””, ka shpjeguar 76-vjeçari për mediat amerikane.