Do të donit të darkonit në një restorant ku godina e restorantit do të përfshihej nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të shkallës rihter? Këtë gjë e organizon “Disaster Cafe”. Tërmeti i rremë vjen pa paralajmërim gjatë darkës, dritat shkëputen dhe gjithçka fillon të dridhet. Pjatat janë më të rënda se ato normalet,për të evituar rrëzimin e tyre,por gjithsesi shpesh pjatat e gotat thyhen si rrjedhojë e lëkundjeve të fuqishme.