
Ka shumë dieta të popullarizuara në tregjet e sotme, por shumë nga to janë të pa shëndetshme dhe disa nga to edhe të rrezikshme.
Ushqimi i balancuar është dieta më e qëndrueshme për një jetë të mirë.
Fillimisht duke të ndaleni dhe të analizoni mënyrën se si ushqeheni. A hani më shumë kur jeni të stresuar? A ju mbanë gjatë të ngopur ushqimi që konsumoni dhe si ndikon ai në disponimin tuaj?
Nëse keni probleme të tilla, merrni në konsideratë hapat në vijim.
1. Konsultohuni me një mjek profesionistë
Çrregullimet në ushqim në të shumtën e rasteve klasifikohen si sëmundje mentale, dhe nuk duhet të vazhdoni që vetëm ti flisni vetës tuaj për ndryshim të sjelljeve. Nëse dyshoni se vuani nga ndonjë çrregullim në ushqim, çfarëdo qoftë ai, pyesni mjekun tuaj të përgjithshëm që të ju referojë për kujdesin e duhur.
2. Zëvendësoni disa ushqime
Nëse keni zbuluar se hani ndonjë ushqim të pa shëndetshëm në kohën kur jeni të stresuar, gjeni një aktivitet për të zëvendësuar atë. Për shembull mund të dilni për vrapim, të bëni një banjë të gjatë ose të bisedoni qoftë edhe nëpërmjet telefonit ose internetit me ndonjë shok të besueshëm. Çfarëdo qoftë ajo që do të bëni, do të jetë diçka që do të ju ndihmojë për të larguar stresin kështu që ju nuk do të keni më nevojën e njëjtë për ushqim.
3. Shikoje ushqimin si ushqim
Në shumë kultura perëndimore ka shumë mesazhe me atë se ushqimi duhet parë si argëtim ose si mjet për mbytjen e mërzisë. Harrojini konstatimet e tilla dhe gjeni mënyrën e duhur për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm. Pyesni vetën se a është e mirë për shëndetin tuaj ajo që ju fusni në gojë, dhe nëse ajo do të ndihmoi trupin tuaj për të funksionuar në mënyrën e duhur.