Thursday, August 1, 2013

Çfarë paraqet mashtrim, e çfarë jo?

Rreth 85% e femrave dhe 74% të meshkujve mendojnë sesi flirti me anë të mesazheve dhe këmbimi i fotove lakuriqe, si dhe e porosive eksplicite seksuale, paraqet një rrugë të sigurt të rrezikimit të lidhjes. Më shumë se 2/3 e tyre pajtohen se kjo është një formë e mashtrimit, bile edhe nëse nuk ka pasur ndonjë kontakt fizik. Rezultatet e studimeve kanë treguar sesi njerëzit, varësisht nga gjinia, mashtrimin e definojnë në mënyra të ndryshme Për 60% të meshkujve, puthja me buzë të mbyllura nuk paraqet mashtrim, por ata, njësoj si femrat, këmbimin e mesazheve se k si e konsiderojnë mashtrim emocional. Rreth 85% e femrave dhe 74% të meshkujve mendojnë sesi flirti me anë të mesazheve dhe këmbimi i fotove lakuriqe, si dhe e porosive eksplicite seksuale, paraqet një rrugë të sigurt të rrezikimit të lidhjes. Më shumë se 2/3 e tyre pajtohen se kjo është një formë e mashtrimit, bile edhe nëse nuk ka pasur ndonjë kontakt fizik. Megjithatë, rezultatet e studimeve kanë treguar sesi njerëzit, varësisht nga gjinia, mashtrimin e definojnë në mënyra të ndryshme. Kështu, rreth 75% e femrave, lidhjen emocionale të partnerit me dikë q e ka njoftuar në internet, e konsiderojnë mashtrim dhe zhgënjim të besimit të tyre, pa marrë parasysh se nuk ka pasur përmbajtje seksuale, derisa një mendim të tillë e kanë më pak se 50% të meshkujve. Pjesa më e madhe e meshkujve as puthjen në gojë nuk e konsiderojnë mashtrim, e 60% prej tyre nuk mendojnë se bëhet fjalë për mashtrim, derisa puthja nuk bëhet me gjuhë. Se puthja në gojë nuk paraqet mashtrim, mendojnë 34% të femrave. Pjesëtaret e gjinisë së bukur shpesh kanë kritere të dyfishta sa i përket mashtrimit. 70% prej tyre mendojnë se mashtrim paraqet afrimi emocional i partnerit me një femër tjetër, derisa vetëm 50% prej tyre këtë do ta konsideronin mashtrim, nëse do ta bënin vetë. Në këtë aspekt, meshkujt janë më parimorë, prandaj afrimin emocional të partneres me ndonjë mashkull tjetër e konsiderojnë mashtrim 50% prej tyre, kurse 44% sish e konsiderojnë një gjë të tillë mashtrim edhe kur e bëjnë vetë.