Friday, August 9, 2013

Ronaldo përshëndet Kosovën

Cristiano Ronaldo ka gjetur kohë të përshëndesë fansat e tij nga Kosova. Ylli i Real Madridit fillimisht ishte përshëndetur nga fans i tij nga Kosova, i cili e ka lavdëruar duke i thënë se “është më i miri në botë” dhe se “është i mirëpritur në Kosovë”. Dhe portugezi nuk ka hezituar t’i përshëndesë të gjithë Kosovarët me një postim, “Një përshëndetje e madhe për Kosovën”. Ronaldo ka mbi 20 milionë përcjellës në profilin e tij zyrtar në Twitter.