Në një ndeshje kampionale të Senegalit,ndodhi një situatë jo e zakonshme. Nikoqirët e ndeshjes para fillimit të këtij takimi duke e ditur se pas 30minutave do jetë koha e iftarit gazetarëve dhe personave VIP iu ndanë ushqimin e iftarit. Këta nuk e kishin harruar as arbitrin e këtij takimi (Oussynou Gueye), i cili pas 30minutave lojë përkohësisht e ndali takimin mes Casa Sport dhe Yegga dhe në fushë të lojës bëri iftar. Gueye në mes të fushës nxori ushqimin dhe pijen dhe mbylli këtë ditë të ramazanit.