Sunday, August 11, 2013

Lidhja e Norës dhe Robertit në krizë?

Pop ylli shqiptar, Nora Istrefi, duket se nuk po i kalon momentet më të mira me të dashurin e saj, Robertin. Mediat shqiptare kanë komentuar gjatë mbi lidhjen shumëvjeçare të Norës me Robert Berishën, muzikantin e njohur tani edhe si manjat të biznesve të sukesshme të klubeve të natës. Siç raporton Tribuna, burime të afërta të tyre kanë pohuar se lidhja e këngëtares 26-vjeçare Nora Istrefi me Robertin është në krizë, pas një konflikti mes tyre. Edhe pse zënka në çift ka pasur edhe here të tjera, kjo është hera e parë që ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, pasi edhe pushimet i kanë bërë të ndarë. Një person i afërt i çiftit ka pohuar se Nora në Dubai nuk ka qenë në shoqërinë e Robertit, por me motrën e saj dhe një mikeshë. Këngëtarja shihet të jetë e shoqëruar vetëm nga motrat kohët e fundit në Prishtinë, qoftë kur shkon të relaksohet në ndonjë pishinë. Edhe vitin e kaluar çifti u tha se kishte kaluar një krizë, por që nuk shkoi deri në ndarje. Ndërkohë që në një intervistë që Nora dha për gazetën “Panorama“, në dhjetor të vitit të kaluar, pohoi se edhe pse po bashkëjetonte me Robertin, nuk ndihej e sigurt për zyrtarizimin e lidhjes me martesë, pasi e konsideronte një hap që duhet ta mendonte mirë.