Sunday, August 11, 2013

Babai “dinak”: Ja si ushqehet bebja (Video)

Pothuajse të gjitha foshnjat nuk duan të hanë. Por, duhet të konsumojnë ushqimin e shëndetshëm. E, si të detyrohen? Shiheni videon që e ka bërë një baba “kreativ”! Vajza nuk donte të hante perime. Sa herë që prindi ia afronte lugën, ajo largohej. Kështu, e përdori si “atu” një copë çokollate. Çokollata e intrigoi vajzën për ta ngrënë, ndërsa babai “dinak” e shfrytëzoi atë moment për mashtrim: çokollatën ia afron te goja, ndërsa në gojë ia vë ushqimin e “qullosur”.