
Kaltrina Selimi ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj janë duke planifikuar të zgjerojnë familjen.
Këngëtarja kosovare dhe i fejuari i saj Dritoni kanë kurorë, por ende nuk kanë realizuar dasmë.
“Kur do ta bëjmë dasmën? Nuk po them asgjë konkrete, sepse dëshira për një dasmë sa vjen e më largohet”, ka thënë Kaltrina në një intervistë për Gazetën Shqiptare.
Pavarësisht dasmës, ajo që çifti ka më shumë dëshirë është një bebe. “Fëmijë? Plane për fëmijë kemi si asnjëherë më parë (buzëqesh)”, ka shtuar më tej bukuroshja.