Thursday, July 25, 2013

Shqiptari gjithmonë dëshiron të përvetësojë të huajën?



“ICONAGENCY”, nuk do të shuhet, sukseset e projektit “ICONAGENCY”, akoma do të vazhdojnë pa ndalur.

Agjencioni i njohur në Shqipëri e Kosovë i themeluar para dy viteve nga Kristian Kabashi apo i njohur në mediat si Kris Rock. Besimi i fituar tek bashkëpunëtorët e tij si duket nuk i është shpërblyer si duhet dhe nuk kanë qëndruar besnik ndaj punës së tyre deri në fund.

Një konflikt interesi ka shpërthyer këto ditë mes pronarit të agjencionit më saktësisht mes Kris Rock si dhe fotografit Sonny K. Elson me të cilin Kris kishte filluar bashkëpunimin në Iconagency, ndërsa fotografi në fjalë popullaritetin e tij e ka fituar fill pas bashkëpunimit me agjencionin në fjalë.

Ky i fundit madje ka filluar që të keqpërdorë agjencionin dhe ka kërkuar nga pronari që të gjithë pronësinë e agjencionit t’ia hedh atij por nën një tjetër emër. Mashtrimet e fotografit nuk kanë të ndalur, kështu që vetëm pak ditë më parë ai nëpërmjet rrjeteve sociale ka filluar të bëj mashtrime tek publiku kinse faqet në rrjetet sociale të agjencisë Iconagency janë vjedhur duke krijuar një faqe me një tjetër emër si agjenci të tij.

Icon, është emër dhe ide e Kris Rock i cili më herët gjatë bashkëpunimit me Sonnyn e ka pasur ndërmend që të hap një revistë online, ndersa tashme eshte pjese e agjencionit Iconagency.

Të gjitha faqet në vazhdim janë instagram.com/iconagency, facebook.com/iconagency, youtube.com/iconagency, tëitter.com/iconagency, dhe www.icon.al vazhdojnë të mirëmbahen nga ekipi i Iconagency me në krye Kristian Kabashin, agjencioni vazhdon me projektet e saja dhe për momentin nuk e ka ndërmend të ndalet me suksese.