Wednesday, July 31, 2013

Rita Ora ndalon trafikun në Times Square

Kengetarja i lajmëroi fansat e saj me një status në twitter se do te pozonte ne The Swuare New York, dhe ata nuk ngurruan të shkonin për ta takuar.
Rita Ora ndalon trafikun në Times Square










22-vjeçarja me origjinë shqiptare Rita Ora përveçse shoqja e ngushtë e Cara Develingne, ka zgjedhur të ndjekë hapat e saj. 

Një vit më parë Cara ishte fytyra e DKNY, e cila bëri një fushatë dhe pozoi disa foto për linjën e re.Por së fundmi është mësuar se Rita Ora do të jetë imazhi i ri i markës Dona Karan New York.

Ajo ka ndërmarre një fushatë, dhe ka filluar të realizojë setin e parë fotografik. 

Kengetarja i lajmëroi fansat e saj me një status në twitter se do te pozonte ne The Swuare New York, dhe ata nuk ngurruan të shkonin për ta takuar.

Pasi i ka takuar dhe falenderuar përzemërsisht për mbështetjen, Rita nisi të bënte bëte foto në rrugë , duke nxjerrur në pah trafikun e New Yorkut por edhe duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

E veshur me një fustan të zi dhe xhaketë më rrjetë , ajo shfaqej magjespëse duke na lënë të kuptojmë së çantat dhe orët e reja që DKNY po sjell në treg, do të jenë vërtet premtuese.

Sipas konfirmimeve, shitjet e Linjës së rrobave "Material Girl" të këngëtares Madonna, e cila së bashku me vajzën zgjodhën zgjodhën si imazh Ritën, po ecin shumë mirë, madje po i kalojnë shitjet e parashikuara dhe kjo falë punës së përkushtuar të krijueses së hitit " Rip".