Policia e Kosovës, vazhdimisht kujdeset që t’i gjobis, si automjetet, ashtu edhe këmbësorët që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.
Ka periudha kur Policët shfaqen nëpër çdo udhëkryq, vetëm e vetëm për të vetëdijesuar popullatën rreth rregullave të komunikacionit rrugor, shkruan Zëri.
Mirëpo, si duket, këtë vetëdijesim së pari duhet policët ta bëjnë mes vete.
Në këtë foto, shihet një polic me uniformë të Policisë së Kosovës, duke e kaluar rrugën në momentin kur në semafor ishte e ndezur drita e kuqe, gjë që tregon se këmbësori nuk guxon të kalojë.
Mirëpo, këto rregulla, sipas fotografisë që e shihni, si duket nuk vlejnë edhe për sunduesit e ligjit.
Të mos harrojmë të përmendim se në këtë foto, shihen edhe qytetarë të thjeshtë, ku që të gjithë kanë mësyrë të kalojnë rrugën në semafor të kuq për këmbësorë. /Zëri/Telegrafi/