Një prej reperëve më të mirë shqiptarë, Lyrical Son, ka vazhduar turneun e tij veror në vazhdën e promovimit të albumit të tij të ri dhe ndalesa e radhës ishte qyteti i traditës së rrushit dhe verës, Rahoveci, nga ku edhe nuk hezitoi të thumbojë rivalët e tij.
Lyricali, i cili njihet për qëndrimin e tij kontravers ndaj estradës dhe për vullnetin e madh për të ndryshuar pozitivisht industrinë e muzikës, ka shfrytëzuar koncertin e tij në impiantin e jashtëzakonshëm të Barcode në Rahovec për t’ua bërë me dije të gjithë rivalëve se ai është më i gjallë se kurrë.
Para promovimit të këngës së re me klip “Me Ta Pyl”, Lyrical pyeti publikun se sa klikime janë bërë dhe kësaj i shtoi një thumbim serioz.
“A din dikush të më tregojë se sa klikime janë bërë? Deri pak më herët 250 mijë, nuk e di tani sa janë. Të gjitha janë të pastra. Nuk kam nevojë t’i kem katër milionë klikime, e të mos marr asgjë nga YouTube. Ne marrim nga YouTube, ne nuk i japim YouTubes për të na i shtuar klikimet”, ka theksuar Lyrical Son para performimit të hitit të tij të ri bashkë me reperin Nuke dhe Dj Drit’on.
Lyrical Son, i cili njihet si kritik i artistëve që shtojnë klikimet në YouTube, një fenomen shumë i përhapur kohëve të fundit, ka zbuluar po ashtu se nga e premtja e ardhshme adhuruesit e tij do ta kenë në dorë albumin e tij më të ri “ZimaSamShevy”.
Mbetet të shihet nëse thumbimit të Lyrical Son do t’i kundërpërgjigjen rivalët e tij nga skena e hip hopit shqiptar.
MC Kresha do të performojë po ashtu në ambientin e bukur të hapur të Barcode të shtunën, teksa atij do t’i paraprijë të enjtën mbrëma një performancë unplugged nga Alban Skenderaj.
Thursday, July 25, 2013
Lyrical Son thumbon rivalët për klikimet