Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli, e cila do të publikojë nesër (e enjte) projektin e saj të ri me videoklip, ka deklaruar për Telegrafi se ky nuk është fundi i angazhimeve për të, por një fillim i ri i madh.
Genta, e cila ka shijuar suksesin e këngës “E kam provuar” ka punuar së fundmi në një projekt serioz, i cili do ta ketë edhe videoklipin dhe që pritet të jetë hit. Vet bukuroshja shprehet tejet optimiste, duke premtuar të mos ndalet në të ardhmen.
“Për këtë projekt është bërë një punë e madhe deri më tani duke filluar nga punimi i këngës në Shqipëri tek Adi Hila, e deri te realizimi i videoklipit nga UrbanGraphics në Kosovë”, theksoi Genta.
E pyetur se nëse pret që kënga të jetë e suksesshme, ajo u tregua mjaft e balancuar duke lënë që gjithçka të zbulohet nga publiku për këngën, të cilën thotë se është e zhanrit ‘dance-pop’.
“Natyrisht se pres sukses nga ky projekt, i cili nuk do të jetë i fundit për këtë vit. Ecuria e këngës është më ndryshe deri më tani, është një këngë e zhanrit ‘dance-pop’ dhe shpresoj që publiku ta pranojë mirë”, precizoi ajo për Telegrafi.
Këngëtarja thotë se për të ardhmen ka projekte të mëdha në plan dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.
“Për të ardhmen jemi të fokusuar në projekte më madhore, pasi që po hyj në një dekadë tjetër në skenë dhe ky fundvit edhe viti i ardhshëm do të ketë shumë angazhime pak më ndryshe se deri më tani, gjë për të cilën është duke u punuar tash e një vit e gjysmë”, përfundoi ajo.
Thursday, July 25, 2013
Genta: Nuk do të ndalem