Para pak ditesh, rreperi i njohur nga Kosova GOLD AG lancoi ne tregun muzikor kengen e tij me te re, ne bashkepunim me kengetaren Beatrix Ramosaj te titulluar “Sa vite”. Menjehere pas prezantimit te saj ne rrjetet sociale, Youtube, si dhe kanalet muzikore kane mberritur pershtypjet e dashamiresve te te dyja paleve, te cilet e kane vleresuar kete kenge si nje nder duetet me te bukura shqiptare. Aktualisht, Gold Ag eshte ne pauze profesionale. Si nje besimtar i devotshem mysliman, keto dite ai po agjeron, pasi muaji i Ramazanit per kengetarin konsiderohet si periudha e sakrifices se njeriut ne shenje mirenjohjeje per Zotin. Po sa i takon jetes private, si po shkojne gjerat per Gold Ag? Si ka qene jeta e tij deri me tani? Çfare eshte dashuria per te dhe cilet jane kujtimet me te bukura qe ai ruan ne memorie? Te gjitha keto rreperi na i zbulon me poshte.Si do ta perkufizonit femijerine tuaj?
Si periudhe te paharrueshme, si nje kujtim shume I bukur qe nuk kthehet me kurre.
Po adoleshencen?
Ka shume gjera qe te kujtohen gjate jetes, por ndjehem krenar per te gjitha. Edhe adoleshenca ka qene nje periudhe e bukur e jetes sime, por edhe me disa kujtime jo te bukura qe lidhen me periudhen e luftes ne Kosove.
Kujtimi me i bukur qe mbani mend nga klasa e pare?
Kujtimin me te mire qe ruaj nga klasa e pare eshte ajo i mesueses kujdestare, te cilen e falenderoj nga zemra per gjithcka ka bere per mua dhe brezin tim, mbi te gjitha per edukaten qe na ka dhene.
Prapesia me e madhe qe keni bere ne shkolle?
Per kete duhet te pyesni mesuesen kujdestare, sepse une s’i mbaj mend mire aq shume kam bere. Por pa zarar (qesh).
Keni qene nxenes i mire?
Kam qene nxenes i shkelqyer.
Çfare eshte dashuria per ju?
Ndjejne shume e madhe, qe s’paguhet me pare.
Po seksi?
E dine te gjithe dhe s’besoj se me duhet te shtoj shume.
Ne c’moshe keni rene ne dashuri per here te pare?
Nuk e mbaj mend te jem i sinqerte.
Ku ju kane propozuar, ne shkolle, pune, lokal?
As kete s’e mbaj mend.
Po puthjen e pare e mbani mend? Ku e keni dhene?
Po, ate e mbaj mend, por s’ju vjen keq sikur te mos jua them.
E puthet ju i pari?
(Qesh). Femrat kane gjithmone perparesi.
Ndarja e lidhjes se pare, si e keni perjetuar?
E kam harruar te jem i sinqerte, sepse jeta ka ngjarje me te medha sesa ndarjet per budallalleqe.
Jeni natyre miqesore?
Mendoj se jam shok i mire dhe bej shume per shoqerine. Shoqeria ze nje vend shume te rendesishem ne jeten time dhe e vleresoj faktin se kjo gje eshte reciproke.
Keni armiq?
Po te mos te ishin armiqte, kujt do t’i vinte inat nga te mirat qe kam arritur?!
Ju pelqen vetja (dukja)?
Faleminderit Zotit ndjehem rehat keshtu sic jam.
Gjeja e pare qe mendoni, sapo zgjoheni ne mengjes?
A ka uje?!
Personazhi me simpatik i showbiz-it/ekranit shqiptar?
Adem Ramadani.
Me antipatiku/ja?
Ka shume.
Perfshiheni nga rutina dhe c’beni ne raste te tilla?
Jo, nuk e le veten qe te arrij deri aty sa te perfshihem nga rutina. Krijoj gjithmone dicka te re, qe te ma beje diten dhe jeten ndryshe.
Frekuentues i jetes se nates?
Dikur po, isha shume, ndersa tani nuk me pelqen me jeta e nates, per te mos thene qe e urrej.
Ju ka ndodhur te flirtoni ne club?
Ndodh edhe ajo.
Nese do i lejonit vetes nje flirt, me cilin personazh te famshem boteror do te kalonit nje nate?
Vetem me nje? (qesh).
Kur ju qerasin, i pranoni pijet, apo i ktheni mbrapsht?
Varet. Nese jane persona te njohur, pra miq te mi, apo dashamires te muzikes sime, patjeter. Ne te kundert, sigurisht qe jo.
Raporti qe keni me femrat?
I mrekullueshem.
Çfare e ben te bukur nje femer ne syte tuaj?
Qendrimi dhe menyra e te shprehurit nese me bie rasti ta shoh.
Udhetimet dhe librat, lidhja qe keni me to?
Lexoj shume libra me tematike fetare, qe me mesojne shume per jeten, ndersa nuk i preferoj genjeshtrat ditore. Qe do te thote librat me sajesa, fantazi.
Aventura me e bukur?
Ka shume.
Pushimet ideale?
Sigurisht qe ne Shqiperi dhe vetem ne Shqiperi.
Jeni perballur ndonjehere me vdekjen?
Ai qe eshte perballur nuk besoj se eshte me ne kete bote.
Keni frike nga ajo?
Jo, nuk kam aspak frike. Frikesohem nga jeta e kaluar dhe menyra sesi mund te kisha vdekur ne gjendje te dehur. Ndersa tani, per aq sa te kem jete shpresoj te mos jem i humbur, por gjithmone te jem ne rrugen e Zotit.
Motoja juaj ne jete?
Jeta e kesaj bote eshte sprove per boten tjeter. Lum ai qe e kupton rendesine e Zotit ne jeten e ij.
Nese do benit nje bilanc te deritanishem te jetes suaj sa per qind te deshirave-ambicieve keni realizuar. Çfare konkretisht?
Krejt cka kam dashur m’i ka dhuruar Zoti dhe i jam mirenjohes vetem atij per gjithcka me ka dhene dhe kam kaluar ne jete.
Jeni i dashuruar dhe cfare vleresoni me shume ne raportin tuaj?
Dashuria eshte dicka e madhe qe nuk e meriton gjithkush, prandaj nuk mund te flitet per dashuri ne cdo raport me femren. Flas per ate dashurine e madhe. Koha Jone