Ai eshte nje artist i permasave boterore. Sa here keni lexuar se emri i Frederik Ndocit eshte nderuar ne listen e aktivitetit me te madh ne bote per muziken, 49 nominime ne cmimet “Grammy”, plot 14 here ne vitin 2006-2007, si kompozitor dhe si artist me cd “Canterina” qe ka fituar vendin e trete ne bote ne “IMA” (Indipendent Music Awards), me kengen ku prezantohet edhe si kantautor “Corason de cristal” dhe ne vendin e katert ishte Henrikue Iglesias. Me shume suksese, albume dhe hite te regjistruara ne shtepite me te njohura boterore diskografike, prezantime dinjitoze dhe vleresime nder me te lartat, jane disa nga karakteristikat te cilat e pasqyron legjenden e gjalle te kenges, Frederik Ndoci. Por cili eshte sekreti i tij edhe pas gati gjysme shekulli karriere? Kete ai e bazon ne talentin dhe cilesine e krijimtarise se tij, duke dhene nje mesazh shume te qarte ne intervisten e dhene per suplementin “Summer Time”, per te gjithe te rinjte dhe te rejat qe aspirojne te behen kengetar te medhenj.
Si po shkon karriera juaj artistike?
Se pari dua t’u falenderoj per kohen e lexuesit, duke i uruar “pushime te mbara ne atdhe”. Karriera ime eshte edhe pas kaq vitesh ne lulezim, pasi vazhdoj te bej nje material te ri, pothuajse ne 15 dite. Aktivitetet vazhdojne si brenda ashtu edhe jashte kontinentit. Njerezit po me duan dhe une vazhdoj te kerkoj vazhdimesi e cilesine e nje karriere tashme pothuajse gjysma shekulli te gjate
U be kohe qe nuk kemi pare nje klip tuajin te ri, pse?
Nga qe artistet ne pergjithesi here pas here bejne videoklipe keni te drejte qe beni kete pyetje. Pergjigjja ime do te jete e thjeshte, per arsye se une videoklipin nuk e konceptoj si nje pjese te domosdoshme per karrieren time e para, pastaj edhe kushtojne. Por gjithsesi une kam bere edhe tre videklipe per qytetin tim me kenget e mia, “Zonja Shkoder” “Ah ky mall!” dhe “Porsi ty nuk ka nje tjeter”.
Ju keni bere shume kenge per qytetin tuaj Shkodren, a ju ka vleresuar vendlindja per kete fakt?
Vjen puna qe artisti eshte shume me dimensional se politikani shkodran sepse artisti edhe nese simpatizon njerezit qe punojne dhe bejne per kombin, nuk do te thote se eshte i majte apo i djathte. Kur me pyesin shpesh se “Me ke je?” i pergjigjem, jam me Vllaznine. Kur insistojne ju them se nuk jam as i djathte as i majte por jam i drejte. Une nuk bej lufte per trofe e tituj, ato mund te blihen sic blejne tituj apo grada, diploma, fakultete, shume artiste dhe njerez me kapacitete te disnivelta. Asgje nuk ka me vlere se vleresimi qe te ben artdashesi dhe fansi yt. Kam qene ne Vlore keto dite dhe ndesha nje rruge qe mbante emrin e nje artisteje te madhe vlonjate e cila nuk jeton me, Anita Bitri, u perlota per nje cast dhe mendova se me siguri, pas vdekjes edhe Shkodra do te kete ndonje rrugice me emrin tim. P.sh Burreli i dha disa tituj Juliana Pashes, e me shume te drejte, pasi Burreli nuk mund te konceptoje qe Shkodra ka mbi 1000 artiste te medha si Juliana, te cilat nuk mund te kene privilegjin te kendojne kenget e Arditit ne Eurovizion.
Jeni ndoshta i vetmi artist qe edhe pse ka suksese mbi vete, nuk kerkon qe te flitet shume per te. Mendoni se modestia eshte nje virtyt i juaji, apo nje e “mete” per kohet qe po jetojme?
Kur njerezit te respektojne qe nga Jugu ne Veri, me te njejtin emocion, kur vleresohesh nga bota me vleresim te vecante, nuk ben t’u tregosh atyre qe mundohen te injorojne suksesin tend me cdo kusht, mendoj se eshte e pakuptimte t’u citosh vlerat e tua, atyre qe nuk te duan dhe e dine qe i ke keto vlera, sepse te paret qe lexojne per mua jane koleget e mi. Atyre edhe u vjen mire kur nuk i them shpesh sukseset e mia. Por une i dua shume edhe te paaftet ne art, pasi nivelet e tyre me bejne te pavdekshem. Modesti dhe virtyt ma te mire nuk besoj qe te kesh pritur nga une. Sigurisht qe modestia eshte vlere, por nder vende ku mbizoteron e pavlera, eshte injorance.
A do ia kultivonit femijeve tuaj?
Mendoj se nje artist i vertet nuk do te deshironte qe femija i tij te vazhdoje kalvarin e gjate te artistit prind. Jeta ime ka kalvarin neper labirinthe mjaft specifike, ku nostalgjia ben qe te vleresosh edhe momentet me negative, pasi jane pjese e jetes.
Nese do te ktheje koken pas, cfare nuk do te kishe bere me kurre si me pare?
Nese do te ktheja kohen pas, nuk do te ndizja kurre cigare.
Mendoni se ne jemi nje popull qe sjell shume talente, apo ka filluar qe te abuzohet me kete fakt. duke pare me shume anen financiare nuk po shihet me talenti?
Kemi degjuar ne, brezi im, shpesh para 90-tes, qe jeni 2 milione ushtare, por ne keto vite tranzicioni, jane bere 2 milione kengetare, e 100.000 degjues. Dashur pa dashur, cilesia behet transparente dhe e padukshme. Po te shikoni ne media ka plot aktivitete muzikore, qe prodhojne artiste vazhdimisht,por sa do t’i rezistojne kohes? Sasia e evenimenteve vokale ne Shqiperi eshte nje tjeter tregues absurd i nje varferie me perqindje te larte. Te gjithe popujt me nje nivel te ulet ekonomik jane vende qe prodhojne kengetare me shumice. Per shembull sa kengetare te shquar ose famoze ka Japonia, Gjermania, Franca, Anglia? Vendet me potence ekonomike prodhojne grupe cilesore mjafte te spikatur si Suedia, Anglia, pra shtete me popullsi disa milione me shume se Shqiperia, prodhojne ne baze te perqindjes. Numri i kengetareve qe sjell Shqiperia ne proporcion me popullsine qe ka eshte sikur Shqiperia te kishte 200 milione banore. Po keshtu edhe Greqia, Italia, India etj. E kam cituar edhe here te tjera qe fenomeni i sasise se kengetareve ne Shqiperi do te balancohet kur ketu te lejohet striptizmi. Pasi keshtu fermat e bukura do te fitojne me shume para me bukurine trupore se sa me “zerin” e tyre. Per ta kuptuar edhe vete qe u duhet shume investim parash qe te mund te kamuflohet sado pak oqeani i paaftesive te tyre ne profesionin “kengetare”
Pse keni vendosur qe te mos jeni pjese e festivaleve?
Une nuk kam thene qe nuk do te marre pjese ne Festival. Une nuk kam deshire te marre pjese ne Festivalin Evropian, pasi thjeshte nuk me pelqen dhe jam larg me drejtimin dhe orientimin qe kane organizuesit e ketij evenimenti.
Jeni nje kengetar prej shume vitesh ne skene qe nuk e ka humbur shkelqimin e tij edhe pas kaq vitesh, cili eshte sekreti juaj?
Sekretin e nje karriere te pa perseritshme ne Shqiperi, tashme lehte mund te quhem kampion, pasi jo vetem nuk po me zbehet bravura cilesore, por po behet edhe me i madh numri i admiruesve dhe gjykimi i tyre pozitiv, e kam fjalen ketu per sa i perket vleresimit qe shqiptaret e te gjitha trevave dhe moshave, me bejne me pjesemarrjen ne salla dhe sheshet ku une debutoj. Qe ne moshen 6 vjecare kam debutuar per here te pare dhe qe atehere kam filluar te bej pershtypje te spektatoret, se kam cilesi, vazhdoj te punoj fort ne menyre shume te kujdesshme, qe te mos bej asnje hap te pa matur mire, ne vazhdimesine e ngjitjes sime artistike, pasi nje gabim i radhes, ben qe karriera jote te shohe edhe mbylljen e portes te artdashesit tuaj.
Çfare do t’i sillni fansave tuaj gjate ketij sezoni?
Une nuk i them asnje fjale fansave te mi perpara. Pasi jane ata qe me thone shume mua me menyren se si ma mbushin sallen plot. Dhe me bejne mua qe t’i zotohem se do ta justifikoj respektin dhe dashurine e tyre, vetem me cilesi ne projektet e reja dhe me persosmeri ne hitet e mia.
Yllka Selita Koha Jone