Monday, July 29, 2013

Gazetari e lodh me pyetje Guardiolën (Video)

Pas fitores së Bayernit ndaj Barcelonës (2:0), trajnerit spanjoll të skuadrës bavareze nuk i kanë pëlqyer fare pyetjet e gazetarit. Në fakt, gazetari i Sky e ka pyetur Guardiolën për Tito Vilanovën dhe këto e kanë nevrikosur aq shumë sa që nuk ka arritur dot ta fsheh nervozën. Gazetari nuk e kishte pyetur shumë trajnerin për ndeshjen, por për relacionet e Guardiolës me Vilanovën. “Marrëdhëniet tona janë vetëm çështje e jona dhe e askujt tjetër”, tha Guardiola. I pakënaqur me përgjigjen, gazetari kishte insistuar në të njëjtën pyetje. “Kjo është pyetja e tretë për këtë temë. Kjo nuk është normale. Ne jemi këtu të flasim për futbollin”, tha Pep dhe pastaj u largua.