Tuesday, July 30, 2013

Fshati që u bë ishull (Foto)



Ishte një fshat turistik, tashmë është një ishull, ndoshta edhe më turistik se më parë. Bëhet fjalë për Mont St Michel, një fshat mesjetar në Francë, i cili pas goditjes së një baticë u kthye në ishull.

Qindra turistë dhe kalimtarë kureshtarë u mblodhën për të parë ngjarjen, e cila zgjati vetëm rreth 20 minuta.

“Për herë të parë, ne do të shohim detin të na rrethojë", ka thënë për Le Figaro, Laurent Beauvais, presidenti i rajonit Basse-Normandie.

Ishulli në Normandi është i famshëm për manastirin e tij, që daton qysh prej shekullit 11-të dhe ka një rëndësi historike strategjike teksa tërheq rreth tre milionë turistë në vit.

Prej disa muaj ishulli ishte i lidhur me territorin nga një rrugë. Tashmë një projekt rinovimi do të fillojë në fshat, ku rruga e zhdukur pritet të zëvendësohet me një urë. /Start/Telegrafi/