Duke mos e ditur se e ka të lëshuar mikrofonin, prezantuesja televizive, Kerryn Johnston, bëri shaka duke thënë: “Mirëmbrëma, sonte do të tingëlloj sikur të jem e dehur”.
Pasi u paralajmëruan lajmet kryesore, australiania bëri shaka me kolegët e saj, mirëpo gjithçka u transmetua drejtpërdrejtë dhe menjëherë u bë sensacion në internet.
Përkundër gafës, televizioni i doli në mbështetje falë punës së saj të suksesshme për shumë vite.