Tuesday, August 6, 2013

Portieri mbrojti penaltinë, por pranoi autogol (Video)

Një gol komik kanë pranuar futbollistët e Veracruz në kuadër të xhiros së katërt të Aperturas meksikane në ndeshjen kundër Cruz Azul, megjithëse e fituan me rezultat 3-2. Në minutat shtesë të takimit u akordua penalti në favor të ekipit mysafir. Lojtari që mori përgjegjësinë të shënonte dështoi përballë portierit vendas, Edgar Hernandez, mirëpo aty ishte Adrian Cortes Valdovino për të çuar poshtë mundin e portierit dhe për të shënuar autogol...