Sunday, August 4, 2013

Pas ndarjes, Mirjeta kalon pushimet me një djalë tjetër



Mirjeta e “Big Brother 4” ka lënë pas martesën e shkurtër dhe divorcin me djalin kosovar Burim Fejzullahu, duke nisur një jetë të re në të gjitha kuptimet. Pas 16 viteve që jeton në Angli, direkt pas divorcit, ajo u bë pronare e lokalit “Casanova” në Londër, të cilin e inauguroi për 25-vjetorin e lindjes së saj. Por, ndryshime duket se ka dhe në jetën e saj sentimentale. Tashmë ajo është rikthyer në Shqipëri për pushime, të cilat po i kalon në Velipojë si gjithmonë, por kësaj here në praninë e një mashkulli të panjohur.



Foton që shihni Mirjeta e ka postuar vetë në profilin e saj në Facebook, duke dhënë kështu pa shumë fjalë një lajm të ri për jetën e saj. Nëse kjo është një histori e re dashurie e saj, ajo vjen plot një vit pas ceremonisë së martesës që organizoi në Shkodër, më 19 gusht të vitit të kaluar, pas 5 muajsh lidhjeje. Burimi ishte shefi i saj, dhe martesa e tyre zgjati shumë pak. Mirjeta nuk dha shumë sqarime për ndarjen, ndërsa u mjaftua vetëm me komentin “Kaq ishte, e rëndësishme është që ndihem mirë me veten”.