Monday, August 5, 2013

Obama mbush 52 vjeç, urimi i veçantë i Michelle në Twitter






“Gëzuar ditëlindjen Barack! Flokët e tu janë pak më shumë gri, por unë të dua gjithnjë e më shumë”

Është ky urimi romantik për ditëlindjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, i cili ka mbushur 52 vjeç, ndërsa e shoqja Michelle, ka menduar që ta urojë nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Bashkëngjitur urimit ka shtuar një fotografi bardh e zi, teksa ajo dhe i shoqi kanë dalë rreth 20 vite më parë.