Friday, August 2, 2013

Një televizion pakistanez jep foshnje si dhuratë



Një televizion pakistanez është duke e transmetuar një program që shumë po e konsiderojnë si më kontraverzin në përpjekje për të siguruar sa më shumë teleshikues.

Në kuadër të programit, moderatori ju jep foshnje prindërve të rinj që s’mund të bëjnë fëmijë, raporton Reuters.

Aamir Liaquat Hussain, moderator 41 vjeçar muajin e kaluar ka dhënë dhuratë dy vajza jetime, ndërsa javën tjetër pritet të dhurojë një foshnje mashkull, transmeton rel.

“Nëse nuk do jepnim ne këto foshnje, një qen apo një macë do i hante ata”, është arsyetuar Hussain gjatë një transmetimi para se të prezantonte një foshnje femër e mbështjellur me çarçaf të kuq dhe rozë te prindërit e saj të rinj.

Menjëherë pas kësaj, publiku ka shpërthyer në duartokitje.

Moderatori muajve të tjerë ofron dhurata të tjera si motoçikleta apo telefona celularë, mirëpo kur fillojë muaji i konsideruar i shenjtë nga myslimanët, Ramazani, kohë kur televizionet bëjnë luftë të ashpër për teleshikues, Hussain e ka habitur tërë vendin kur ai fillojë t’iu jap foshnje çifteve që s’mund të bëjnë fëmijë.