Tuesday, August 6, 2013

Një italiane, e cila po shijonte muajin e mjaltit, u vra të dielën kur një person u fut me qëllim me makinë në mes të një turme për të goditur kalimtarët. Alice Gruppioni, 32 vjeç, vajza e një biznesmeni të njohur italian, humbi jetën, ndërkohë që u plagosën 11 të tjerë. “Po shëtisnim, ishim të lumtur kur krejt papritur gjithçka ndryshoi. Nuk mund ta besoj. As nuk e mbaj mend mirë se çfarë ndodhi, ishte shumë kaotike” u shpreh shoqi, Christian Casadei.