Një vozitës në Rusi gjatë përpjekjes për të ikur e ka marrë mbi automjet edhe policin që u përpoq ta ndalojë.
30-vjeçari ka tentuar t’i ikë policisë pasi kishte bërë një gabim gjatë vozitjes, mirëpo polici i vendosur dhe guximtar iu hodh mbi veturë.
Shoferi ka arritur që ta hedhë policin nga automjeti, i cili ka shpëtuar me lëndime të lehta.