Sunday, August 11, 2013

Ndërtuan objektin prej 47 katesh, harruan ashensorin

Rrokaqiejt In Tempo në qytetin spanjoll Benidorm janë konsideruar si e ardhmja e ndërtimtarisë dhe si simbol i daljes së Spanjës nga recesioni. Mirëpo inxhinierët dhe arkitektët janë hutuar aq shumë nga ideja për të bërë ndërtesën më të lartë të banueshme në Evropë, saqë e kanë harruar vendosjen e ashensorit. Objekti prej 47 katesh ka përfunduar para disa muajsh, ndërsa në të nuk ka ashensor. Fillimisht, është planifikuar që ndërtesa të kishte 20 kate, por inxhinierët ambiciozë kanë vendosur që ta bëjnë shumë më të madh projektin e tyre dhe në rrugë e sipër, kanë harruar se nevojitet ashensor për 27 katet tjera. Gabimi nuk mund të përmirësohet më, sepse në objektin me 269 banesa nuk ka vend për vendosjen e ashensorit. Që nga fillimi i ndërtimit, mediat e kanë kritikuar këtë ndërtesë si investim të keq, ndërsa për këtë flet fakti se është dashur të përfundohej para katër vitesh. Deri më tash janë shitur vetëm 35 për qind e banesave, ndërsa pjesa tjetër pritet të jepet me çmim shumë të lirë.