Mihrije Braha, nënë e Platorit 17-vjeçar, është shënjestruar gjithmonë për këtë fakt, duke ngritur herë pas here edhe pikëpyetje për ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale, të cilat vetë ajo i ka mohuar gjithmonë me forcë.
Mihrije Braha nuk njeh moshë dhe prova më e mirë për këtë janë fotot që vetë artistja publikon çdo vit nën rroba banje...
Edhe këtë verë, ndërsa xhironte skenat për klipin e saj të ri "Krejt le ta dijnë", Mihrija nuk i ka rezistuar dot tundimit për të shkrepur disa foto e për t'i hedhur ato më pas në 'Facebook'.
Këngëtarja e njohur, 'sëmur' çdo vit me fotot e saj të gjitha vajzat e reja, që me gjithë përpjekjet e vazhdueshme, dështojnë të kenë trupin e kosovares.
Braha, nënë e Platorit 17-vjeçar, është shënjestruar gjithmonë për këtë fakt, duke ngritur herë pas here edhe pikëpyetje për ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale, të cilat vetë ajo i ka mohuar gjithmonë me forcë.
