Të gjithë maturantëve nga Presheva, Bujanoci e Medvegja të interesuar për të studiuar në Univesitetin Publik të Gilanit duhet t’u jepet një mundësi e tillë kanë thënë kryetarët e Bujanocit e Preshevës, Nagip Arifi e Ragmi Mustafa, të cilët janë takuar me Kryetarin e Këshillit Themelues të Universitetit Publik të Gjilanit, Prof.Dr. Arben Dërmaku.
Për më tepeër Arifi e Mustafa kanë thënë se në një të afërme do të duhej që ky Universitet të shtrihet edhe në Luginë.Ata kanë vlerësuar ftesën që ju ka bërë Dërmaku për tu takuar dhe shikuar bashkërisht për kapacitetet e Universitetit por edhe interersimin e maturantëve nga Lugina për të studiuar në Universitetin Publik të Gjilanit.
Nagip Arifi, kryetar I Bujanocit ka thënë se e kanë përshëndetë hapjen e Universitetit Publik të Gjilanit që është I rëndësishëm edhe për studentët e Bujanocit, Preshevës e Medvegjës që dëshirojnë të studiojnë në këtë Univesritet. Ai tha se edhe më parë ka pas studentë nga Lugina por tani pret që të jenë edhe në drejtime të reja që ofron ky Universitet.
Ai tha se me Dërmakun kanë diskutuar për mundësit që ofron ky Universitet edhe për studentët e Luginës duke kërkuar nga ai që të kenë parasysh rëndësinë që këta të orientohen kah ky Univesitet andaj edhe duhet shikuar me prioritet.
Edhe Ragmi Mustafa, kryetar I Preshevës ka thënë se do të ishte mirë që për studentët e asaj ane të mos ketë kufizime por të gjithë ata që duan të studiojnë në këtë Universitet t’u krijohet mundësia. Ai tha se Kosova gjithëherë ka qenë çerdhe ku kanë studijuar edhe studenttë e Luginës dhe ka kërkuar që tani edhe Univesristeti I Gjilanit t’u mundësoi të gjithë të interesuarëve të studiojnë, që të kthehen kah Kosova dhe të largohen nga Fakultetet të bastarduara të Serbisë që po hap nëpër Luginë.
Ai tha se nuk duhet nxjerrë kufizime për këta studentë. Një numër I tyre orientohet në fakultete tjera në Prishtinë a Tiranë, por se pjesa më e madhe, për shkak të kushteve ekonomike, do t’iu konventonte Universiteti I Gjilanit e kjo duhej t’u mundësohet.
Ndërsa, kryetari I Këshillit Themelues të Universitetit Publik të Gjilanit, Prof.Dr. Arben Dermaku tha e nuk është caktuar ende ndonëë kuotë për studentët e asaj ane por se tha se me mysafirët Arifi e Mustafa kanë bashkëbiseduar për të parë se cili është interesimi I maturantëve të asaj ane për të vazhduar shkollimin në këë Universitet por edhe për kapacitetet që I ka Universiteti Publik I Gjilanit.
Dërmaku tha se janë të hapur për studentët e asaj ane që të gjejnë vende studimi në këtë universitet por duhet parë edhe kapacitetet fizike e akademike. Përndryshe, Dërmaku tha se përveç ndaj studentëtve, Universiteti është I hapur edhe për kuadro, staf akademik nga ajo anë.
Ai tha se së shpejti do të takohet Këshilli drejtues i Universitetit ku do të dihet edhe numri i saktë i vendeve për studentët e Luginës