Friday, August 2, 2013

Hëna e plotë pengon gjumin

Të dhënat e shkencëtarëve zviceranë, të mbledhura në një eksperiment me 33 persona, sugjerojnë se hëna e plotë mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit. Studiuesit në Universitetin e Bazelit kanë publikuar gjetjet e tyre në revistën Current Biology, në të cilën ata shkruajnë se ëndrra e të anketuarve është kontrolluar në kushte laboratorike dhe në një hapësirë tërësisht të errësuar. Hulumtimet kanë treguar se netëve me hënë të plotë atyre u duhej më shumë kohë për të rënë në gjumë. Gjumi i tyre ishte i shkurtë dhe i ndërprerë, ndërsa vështirë futeshin në gjumë të thellë. Te pjesëmarrësit e eksperimentit gjatë hënës së plotë, është vërejtur edhe ulja e nivelit të hormonit melatonin, që ndërlidhet me të ashtuquajturin funksionim i orës së brendshme të organizmit. Ulja e melatoninës ndodh për shkak të ndryshimeve të ekspozimit të dritës gjatë ditës dhe natës.