Thursday, August 1, 2013

Gresa Behluli: Fejesë me një të panjohur? Mediat janë të vonuara

Duket se ishte pikërisht heshtja e këngëtares përballë medieve, ajo që i nxiti shkrimet e këtyre të fundit për një fejesë të mundshme të këngëtares Gresa Behluli. Gjatë fundjavës që lamë pas thuhej se ajo do të fejohej me një ‘të panjohur’. Por një gjë të tillë e ka mohuar vetë këngëtarja, ndërsa ka dhënë edhe më shumë detaje rreth lidhjes së saj të dashurisë. “Kësaj radhe mediet janë treguar shumë të vonuara. Unë jam fejuar prej kohësh, më saktësisht në tetor të vitit të kaluar” , ka thënë këngëtarja ndërsa është shprehur se jetën private çdo herë është munduar ta mbajë vetëm për vete.