Sunday, August 11, 2013

Gjyshi Sali Berisha noton me nipërit dhe mbesat (Foto)

Kryeministri në largim i Shqipërisë, Sali Berisha, po i kushton shumë vëmendje familjes së tij, duke kaluar pushime me nipërit dhe mbesat. Shekulli njofton se këtë fundjavë ai ka zgjedhur të kalojë pushimet në jug të vendit i rrethuar mes nipërve dhe mbesave, ndërsa këtë e tregojnë më së miri fotografitë e publikuara në Facebook. Në foto gjyshi Sali Berisha shihet duke notuar mes mbesave dhe nipave të tij në ujërat e detit Jon.