
Këngëtarja e njohur Genta Ismajli edhe përkrah angazhimeve nëpër mbrëmje të ndryshme kudo që ka shqiptarë, gjen kohë që të ndajë me fansat e saj nëpër rrjete sociale. Ajo është gjithmonë aty për të informuar të gjithë ata që e mbështesin për çdo gjë të re në karrierën e saj. Por kjo nuk është e gjitha, këngëtarja nuk ka harruar të uroj përmes faqes së saj zyrtare edhe Kukësin, bashkë më skuadrën futbollistike, që u kualifikua për ligë Evropiane. “Urime Kukësi për kualifikimin në ligën evropiane”, ka shkruar Genta e cila ka postuar edhe një foto të skuadrës kuksiane. Ndryshe Genta ka qenë e pranishme në mbrëmjen kur futbollistët kukësianë u kualifikuan për Evropë, një mbrëmje kjo që i ka lënë përshtypje këngëtares nga pritja e ngrohtë që i kanë dhënë vendasit Gentës në performancën e saj. E këngëtarja gjilanase nuk ka qenë e vetmja që ka uruar klubin futbollistik të Kukësit, një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë emra të njohur të estradës sonë |