Kamerat e sigurisë në një spital në Kinë kanë xhiruar një ngjarje të pazakontë, me ç’rast një grua ka sjellë në jetë fëmijën në korridorin e spitalit. Gratë zakonisht ankohen dhe kanë shumë frikë nga momenti i lindjes së fëmijës, mirëpo protagonistja në videon e mëposhtme as që e ka hetuar kur foshnja i ka dalë nga barku. Dy të afërm po mundoheshin ta dërgonin gruan në dhomën e lindjes, mirëpo fëmija nuk ka pritur dhe ka dalë nga mitra për të rënë në korridor...