Evi Reçi, është këngëtarja që shumë shpejt u bë e dashur dhe e pëlqyer nga publiku, sidomos pas duetit me Flori Mumajesin, “I ngjan asaj”, si dhe pas këngës “Dhe jemi të dy”. E thjeshtë, e bukur dhe me një zë të ëmbël, kaq mjaftoi që kur ajo u kthye këtë verë me një këngë të re, sërish të zinte vend në zemrat e dëgjuesve.
Këngëtarja rrëfen se kënga “Si limonadë”, ka freskuar publikun, ndërsa edhe ajo mban firmën e Flori Mumajesit, të cilin ajo thotë se e ka si vëlla.
“Kjo këngë ka ‘freskuar’ shumë publikun! Ky freskimi ka dy sense: Një sepse është këngë verore dhe e freskët. Dy, sepse kisha gati një vit që po punoja për të vendosur për këtë këngë dhe i mungova pak si shumë publikut. Kënga është një prodhim i ‘Threedots Production’. Muzika nga Flori Mumajesi dhe teksti nga Endrit Mumajesi. Klipi është punuar nga ‘Max Production’ dhe veshja nga Jona Muça”.
“Kam një besim gjigant ndaj muzikalitetit të tij (Florit) dhe ‘nuhatjes’ që ka mbi artin. Më kupton, dhe më sugjeron. Një bashkëpunëtor të tillë të gjithë do të donin ta kishin”, ka thënë këngëtarja në një intervistë për Bluetooth.
Sunday, August 11, 2013
“Flori, bashkëpunëtori që do ta donin të gjithë”