
Gjermani Michael Lehber, i cili peshon rreth 400 kilogramë, është larguar nga shtëpia e tij në Riegelsberg falë zjarrfikësve, të cilit kanë arritur ta nxjerrin me ndihmën e një buldozeri.

Zjarrfikësit fillimisht bënë një vrimë në murin e shtëpisë së tij dhe më pas e nxorën me anë të buldozerit dhe e vendosën në autoambulancën që e priste poshtë e që ishte e dedikuar për katër pacientë.
Lehberger e kishte thirrur ndihmën e shpejtë për shkak të problemeve me zemër, megjithatë kur arritën paramedikët, u përballëm me problemin e nxjerrjes nga shtëpia.