Monday, August 5, 2013

Dehet dhe i duket vetja si Jack Sparrow

Një 51-vjeçare u vendos në faqet e para të mediave britanike pas aventurës së saj si ‘Jack Sparrow’ në drejtimin e një anijeje 25 metra të gjatë. Alison Whelan, në gjendje totalisht të dehur dhe e shoqëruar nga një mik i saj, “rrëmbeu” një anije në një mol në brigjet angleze në ndjekje të aventurës së saj për të qenë një pirate. Policia tha se në momentin që kishte mbërritur atje, 51-vjeçarja bërtiste “jam një pirate” dhe refuzoi të ndalonte mjetin, deri në momentin kur efektivët hipën në bord dhe e ndaluan. Gjatë dëshmisë para autoriteteve, “piratja” tha se nëse s’do të ishte kapur, do t’i drejtohej Saint Tropezit në Francë. Menjëherë sapo i doli pija, ndaj saj u ngritën akuzat e dëmtimit të pronës private. Gjatë drejtimit të anijes Alison ka përplasur disa varka të tjera të ankoruara në mol duke shkaktuar një dëm total prej mijëra funtesh.