Friday, August 9, 2013

Çifti i peshkatarëve martohet në lumë (Foto)

Foto: AP

Shumë çifteve ceremonitë martesore u harxhojnë shumë kohë, përkushtim e shpenzime, për të realizuar ëndrrën e tyre për një ceremoni sa më të përsosur, sipas këndvështrimit të tyre.

Për një çift në Alaska të Shteteve të Bashkuara, ta apasionuar pas sportit të peshkimit, ëndrra e tyre ishte të martoheshin në ujërat e ftohta të lumit.



Ata shkëmbyen unazat në prani të priftit të zhytur deri në gju në ujë, njofton Top-Channel.

Në krah qëndronin shoqëruesit përkatës të nuses dhe dhëndrit me kallama peshkimi dhe për ta ishte një ditë e mbarë, në grepa ranë disa peshq.