Kishte kaluar pa dashje daljen e autostradës dhe për këtë shoferi i këtij autobusi në Kinë vendos të ecë prapa duke mos u kujdesur për rrezikun që i vinte nga ndonjë automjet që udhëtonte me shpejtësi.
Dhe ajo që nuk duhej të ndodhte ka ndodhur. Autobusi u godit nga një kamion me shpejtësi. Skena e aksidentit e cila kapet në kamera brenda në autobusit tregon momentet kur shoferi fluturon nga dritarja ndërsa pasagjerët fluturojnë nga njëri krah në krahun tjetër të autobusit.
Nga aksidenti mbeti i vdekur shoferi i kamionit ndërsa pasagjeret e autobusit mbeten të plagosur por pa pasoja per jeten.