
Tashmë sigurisht i dini destinacionet më të shtrenjta, mirëpo në Europë egzistojnë edhe shumë vende të bukura me cmime shumë të volitshme, për një bugjet të kufizuar, e sidomos për njerëzit të cilet pushimin e shohin vërtet si pushim e jo si kohë për të shfrytëzuar luksin në maksimum. ‘Bussines Insider’ bëri një listë me 6 destinacionet në Europe në të cilat mund të keni një pushim të mrekullueshëm pa i harxhuar gjitha paratë në kuletën tuaj.
Shqipërija:
Shqipëria është një vend me plazhet e bukura të detit Adriatik dhe Jon, ka një trashëgimi të pasur kulturore, dhe prandaj ka shumë vende të mrekullueshme për t'u vizituar.Sigurisht shumica nga ju tashmë e keni vizituar bregdetin tonë shqiptarë, që është vlerësuar me notë të lartë nga shumë turistë anembanë botës, të cilët i quajnë mrekulli vendet si Vlora, Dhërmija, Saranda dhe Ksamili. Gjithashtu edhe harxhimet tuaja do jenë mesatare, sepse ushqimi vendosja dhe shëtitjet nuk do ju harxhojnë aq shumë!
Bullgarija :
Që nga viti 2007, përkatësisht prej kur Bullgarija u bë pjesë e Unionit Europian cmimet paksa u riten, por serish ushqimi pijet dhe transporti janë tepër të ulta në krahasim me vendet tjera europiane. Bulgarija do jetë një zgjedhje e përkryer për gjithë ju që dëshironi të kaloni bukur pa harxhuar shumë, sepse ka shumë gjëra të bukura për tju ofruar!
Lituania:
Cmimet e ulta dhe historija më pak e njohur, e bëjnë Lituaninë të jetë një nga destinacionet me aktraktive per shume turiste nga bota, të cilët shprehen shumë të kënaqur nga gjërat qe I ofron ky vend për sezonin veror.
Portugalia:
Ndoshta nuk është aq e lirë sa vendet tjera të lartëpërmenduara, mirëpo sërish Portugalija ofron ushqim tejet të shijshem, plazhë të mahnitshme dhe kënaqësi të paharuar! Për gjithë ju që nuk e dini Portugalia është një nga destinacionet më të kërkuara dhe më të vizituara për sezonin veror!
Në fund kemi edhe Kroacine, vend I përkryer që cdo vit vizitohet dhe terheq shumë turistë në plazhet mbresëlënse, por duke mos e lënë anash as ushqimin e mrekullueshëm dhe venën e famshme që e pergadisin atje. Si ritet numri I turistëve dhe interesimi ashtu riten edhe cmimet, mirëpo edhe më tej Kroacia vazhdon të ngelet destinacion me harxhime mesatare në krahasim me destinacionet tjera Meditariane.
Prandaj nuk do gaboheni aspak, nëse do zgjedhni një nga keto 6 destinacione të cilat ne i prezantuam për ju.