Saturday, July 27, 2013

Tifozi, 3 ditë para vdekjes merr një përshëndetje spektakolare - VIDEO

Drejtuesit e ftuan atë në seancën e parë stërvitore të fazës përgatitore. Ndonëse i transportuar me barelë gjer atje, ai donte me patjetër t’i respektonte lojtarët dhe tifozët.

Dëshira e tij e fundit ishte që të shkonte në stadium për të takuar futbollistët e Fejnordit dhe tifozët.

Roi Mark i kishte mbetur edhe pak kohë jetë si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

Si një tifoz i vjetër i skuadrës nga Roterdami, ai dëshironte shumë të ishte në stadium për herë të fundit. Dhe klubi këtë dëshirë ia realizoi.

Drejtuesit e ftuan atë në seancën e parë stërvitore të fazës përgatitore. Ndonëse i transportuar me barelë gjer atje, ai donte me patjetër t’i respektonte lojtarët dhe tifozët.

Për këtë arsye u ngrit në këmbë dhe këndoi me ta. Në stadium ishin edhe shumë tifozë, të cilët nisën të thërrisnin në kor emrin e tij dhe të këndonin këngë.

Nuk munguan as fishekzjarrët dhe tymueset për t’i bërë nderimet e merituara ultrasit të vjetër.

Tepër i mallëngjyer, Mark i ndihmuar nga të afërmit përshëndeti tifozët që si ai kanë të njëjtin pasion, Fejnordin, si dhe futbollistët.

Vetëm tri ditë pas kësaj ngjarjeje, Roi Mark ndërroi jetë, por të paktën me dëshirën e realizuar, që ta shihte për herë të fundit ekipin e tij të zemrës.