Sunday, July 28, 2013

Shembet masivi shkëmbor, panik tek pushuesit (VIDEO)

Një masiv shkëmbor prej 30 mijë tonësh u shkëput për shkak të erozionit në brigjet e plazhit Saint Jouin Bruneval në Francë duke përhapur panik tek pushuesit. Në momentin e renies, në brigjet e detit ndodheshin dhjetra pushues, njëri prej të cilëve dokumentoi me pamje filmike të gjithë skenën, si dhe panikun që përfshiu pushuesit e tjerë. Fatmirësisht nuk raportohen viktima apo të lënduar