Monday, July 29, 2013

Rozana Radi, pushim absolut në plazh

Pasi iu rikthye teatrit për të luajtur “Mirandolinën” e Carlo Goldonit, me regji të Donard Hasanit, këngëtarja Rozana Radi duket se po bën pushim absolut këtë stinë të nxehtë, duke u mjaftuar me plazhin. Ajo është fotografuar pak ditë më parë me bikini në Jug, duke na dhënë mundësinë për të parë linjat e saj këtë vit. Por, pasi ka postuar foton, në rrjetet sociale fansat janë treguar kritikë për linjat e saj, duke i evidentuar faktin se në këmbë duket e shëndoshë. Gjithsesi, Rozi asnjëherë nuk ka kërkuar të dobësohet me çdo kusht, duke ruajtur pak a shumë një peshë konstante. Kjo verë është nga më relaksueset për të, pasi ende nuk kemi parë të shfaqet në ndonjë klip të ri, ndërkohë që ajo braktisi dhe koncertet e fushatës për shkak të angazhimit në shfaqjen e Teatrit të Komedisë si aktore.