
Modelja Irina Shayk ka shfaqur linjat e përkryera të trupit derisa argëtohej në plazh gjatë vikendit Irina ka kaluar të dielën në plazhet e Miamit, ku ka joshur vëmendjen e pushuesve por edhe të paparacëve për format e saj drithëruese të trupit. E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo ishte së bashku me agjentin dhe mikun e saj Ali Kavoussi. Ndryshe nga Irina, Ronaldo i është kthyer asaj çfarë di të bëjë më së miri – të luajë futboll, me Real Madridin që ka filluar përgatitjet për sezonin e ri.