Wednesday, July 24, 2013

Reporterja Megan fox



Aktorja 26- vjeçare Megan Fox ka nisur xhirimet e filmit të saj më të ri Teenage Mutant Ninja Turtles në Times Square New York . Ajo që habiti të gjithë, ishin format perfekte trupore, qe Megan kishte arritur në më pak se 10 muaj pas lindjes së djalit të saj Noah.

Gjysma e këtij filmi do të jetë vizatimor, pasi siç dihet prejardhja e Teenge Mutant Ninja`s është nga kartonat. Me xhinse të ngushta, bluze lejla dhe xhaketë jeshile këtë herë ajo vjen me rolin e një reportereje të famshme amerikane e cila pas shumë peripecish ndihmohet nga breshkat ninja.



Pjesëmarrës tjetër i këtij filmi është dhe Will Arnett që luan një personazh të mistershëm, të vërtetat e të cilit zbulohen në fund të filmit. Willi nuk ka humbur rastin të tregoje përkushtimin ndaj dy djemve të tij duke i marrë në sheshxhirime dhe duke kaluar kohen e lirë me ta