
Ylli amerikan, Paris Hilton, mezi pret që të ketë fëmijë pasi thotë se familja është gjëja më e rëndësishme në jetë. Ylli televiziv amerikan e cila është në lidhje me modelin River Viiperi, mezi pret që të bëjë fëmijë pasi mendon se familja është pjesa më e rëndësishme në jetë. “Unë do të kisha dashur që një ditë të kem familje. Kjo është pjesë aq e rëndësishme e jetës. Unë do të kisha dëshirë të bëhem nënë. Tani për tani, unë kam aq shumë kafshë shtëpiake, jam sikur nënë për të gjitha kafshët”, ka theksuar ajo. Për martesën, ajo thotë se ende nuk ka vendosur si do të duket. “Shpeshherë mendoj se dua një martesë të madhe, një martesë fantastike. Ndonjëherë tjetër më vjen në mendje të shkoj në Fiji ose Bora Bora, një ishull të braktisur ku do të mund të kisha një martesë intime dhe të vogël. Është zgjidhje e rëndë, apo ndoshta të dyjat”, përfundoi Paris.