Tuesday, July 23, 2013

Nora “detyrohet” të mbulohet

Nora Istrefi mund të duket bukur edhe e mbuluar, sipas një fotografie të realizuar së fundi.

Këngëtarja kosovare është duke qëndruar në Emiratet e Bashkuara Arabe për disa ditë. Dhe vizita e fundit që ajo ka bërë në Abu Dhabi ka qenë një xhami ku i është dashur të mbulojë të gjitha pjesët e trupit për t’u futur brenda.
Por, duket se veshjet tradicionale myslimane, Norës i ka bërë shumë përshtypje, pasi ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale gjatë vizitës që i kishte bërë në këtë xhami.
Vetëm disa ditë më parë Nora postoi disa fotografi të tjera duke pozuar me bikini në plazhet e Dubait. /Telegrafi/