Wednesday, July 24, 2013

Një Merilyn Monroe e radhës



Ajo është njëra ndër femrat, më ikonike të kohës edhe 50 vite, pas vdekjes së saj.


Pas Michelle Williams dhe Naomi Watts, tani është radha e Kerry Katona, që të përsonifikoj legjendën e ekranit të madh, Monroe.


Ylli i bendit, Atomic Kitten që kohë më parë deklaroi falimentimin, do të bëjë pjesë në “Norma Jeane The Musical” që pritet të filloj regjistrimet shumë shpejtë.


Nëna e katër fëmijëve, që nuk ka aftësi aq të mëdha aktrimi, ka qenë shumë e pëlqyer për producentet, ndërsa do të jetë e katërta, që e përsonifikon legjendën Monroe, në fil të bazuar në ngjarje të vërteta./Indeksonline/