Friday, July 12, 2013

Një karrige që ju përqafon, sa herë merrni urim në Facebook

Çdo vit, përdoruesit e rrjetit social Facebook për ditëlindje marrin urime nga miqtë. Karrigia e ditëlindjes ato urime i shndërron në përqafime. Këtë karrige e kanë zhvilluar kompania Steakhouse Outback dhe agjencia braziliane e reklamave Lew'Lara/TWBA. Ajo është një karrige interaktive, që lidhet në Facebook, në mënyrë që duart e montuara përqafojnë atë që feston - sa herë që merr ndonjë urim për ditëlindje.