Braziliani është i bindur se mund të luajnë së bashku me argjentinasin, të cilin thotë se ka idhull.
“Messi është një person i shkëlqyeshëm. Ai është një idhull për mua dhe unë jam shumë i lumtur që jam në krah të tij. Të flasësh për Messi është shumë e lehtë. Është një lojtar i shkëlqyeshëm. Jam i lumtur të jem këtu. Vetëm mendoj si të ndihmoj”, ka thënë Neymar.
Të premten Barcelona do të përballet me Santosin në një ndeshje miqësore, që do të jetë e para për Neymar kundër ish-skuadrës së tij.
“Do të jetë ca e çuditshme, ndryshe, por do të jap maksimumin për të mbrojtur fanellën Barcelonës”, ka deklaruar braziliani. /Telegrafi/
