Saturday, July 13, 2013

Martohet Xavi

Xavi
Futbollisti i njohur spanjoll i klubit të Barcelonës, Xavi, i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me të dashurën e tij të kahmotshme Nuria Cunillera.
Xavi kishte ndërruar unazat pak ditë më parë me Nurian, ndërsa çifti i ri ka organizuar një aheng privat, i cili është mbajtur në Castell de Sant Joan de Blanes buzë Detit Mesdhe.
Të ftuar ishin 180 persona, kryesisht miq dhe familjarë, teksa sigurisht se e gjithë hierarkia e klubit të Barcelonës ishte në këtë martesë.
Të gjithë lojtarët e Barcelonës kanë qenë prezent në këtë ceremoni shumë private, prej të cilës shumë pak fotografi kanë dalur për publikun (vetëm nga hyrja në kështjellë).
Mungesa më e madhe ishte ajo e Carles Puyol, i cili kishte aranzhuar pushimin dy muaj më herët, pak para caktimit të ditës së martesës nga Xavi.
Gazetarja 31 vjeçare e modës, ka qenë partnerja e Xavit qysh prej europianit të kaluar. Ajo përshkruhet të jetë e rezervuar dhe jo adhuruese e vëmendjes së pulikut, ashtu sikurse bashkëshorti i saj.
Prej mysafirëve të pranishëm përmendim Iniestan dhe Annan, Messin dhe Antonellan, ashtu sikurse edhe David Villan me bashkëshorten Patrician. Victor Valdes ishte i pari që arriti në ceremoni me partneren e tij Yolandan, teksa i pranishëm ishte edhe miku i ngushtë, portieri i Liverpoolit, Pepe Reina.
Iker Casillas edhe pse i ftuar nuk ishte pjesë e ceremonisë, pasi po i kalon ditët e fundit të pushimit me të dashurën shtatzënë Sara Carbonero. Cesc, Pedro dhe Busquets ishin po ashtu të pranishëm prej baskëlojtarëve, ashtu sikurse edhe presidenti Sandro Rosell.
Çifti i posamartuar do të shkojnë në ishujt Seychelle për muajin e tyre të mjaltit, para se Xavi të kthehet në stërvitjet parasezonale më 29 korrik.